Kandidatja ekselente e PS bën gafën epike: “Babai im lotoi kur takoi prinderit e mi ne gjimnaz”

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka mbajtur një takim me gjimnazistët ekselentë për t’i shpërblye me “Medaljen e Artë” për rezultatet e arritura.Gjatë ceremonisë, e mori fjalën edhe kandidatja e PS për qarkun e Tiranës Bora Muzhaqi e cila renditet e 31-ta në listën e kandidate.Muzhaqi e cila konsiderohet si “ekselente” nga kryeministri Rama dhe figurat e PS, gjatë fjalës së mbajtur bëri një gafë ku teksa donte të tregonte për herën e parë që babai i saj derdhi lot në takimin që pati me mësuesit e saj, ajo tha se ai kishte qarë në momentin kur takoi për herë të parë prindërit e saj.


Babai im kur isha e vogël, mbaj mend vetëm një herë e kam parë të lotojë. Ishte dita kur takoi prindërit e mi në gjimnaz. Dhe pasi i thanë disa fjalë për mua, ishte hera e parë që e shihja që i shpëtuan lot, e përpiqej shumë fortë t’i fshihte”, tha kandidatja socialiste.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.