Komisioni Europian i thotë “Jo”, marrjes së 100 milion vaksinave të AstraZeneca

Komisioni Evropian ka njoftuar vendimin e tij për të mos marrë shtesën prej 100 milion vaksinash AstraZeneca duke vendosur të mos aktivizojë klauzolën përkatëse me kompaninë anglo-suedeze.

Sipas marrëveshjes midis BE dhe AstraZeneca, një total prej 400 milion doza të vaksinës do të shpërndahen në 27 shtetet e saj anëtare, nga të cilat 100 milion do të dorëzohen vetëm nëse Komisioni aktivizon klauzolën, të cilën ajo në fund të fundit nuk do ta bëjë.

Në të njëjtën kohë, Bashkimi Evropian po mban në fuqi bllokimin pasi ende nuk ka vendosur nëse do të ndërmarrë veprime ligjore kundër kompanisë farmaceutike AstraZeneca për shkak të vonesave në shpërndarjen e vaksinave të saj të koronavirusit në BE, tha sot një përfaqësues i Komisionit Evropian.

Përfaqësuesi theksoi se Komisioni po shqyrton të gjitha mundësitë dhe vendimet përfundimtare do të merren në konsultim me 27 shtetet anëtare të BE.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.