Janë të shumtë njerëzit që mendojnë se covid është një mallkim i Zotit për mëkatet e njerëzimit dhe dëmet që i ka shkaktuar ai tokës.Për pasojë, ai që mund ta mundë virusin është po vetë perëndia. Dhe vendi më i mirë për këtë është kisha e Shna Ndout në Laç.
Kisha e Laçit është një ndër vendet më të shenjta në Shqipëri. Shumë njerëz thonë se janë shëruar nga sëmundje të rënda, vetëm pasi janë ngjitur deri këtu. Disa të tjerë thonë se iu janë hapur dyert e fatit, falë lutjeve në këtë vend.

