Pika doganore e Kapshticës do të vijojë të qëndrojë e mbyllur deri në datën 14 maj për të gjithë ata persona të cilët dëshirojnë që të futen në Greqi.
Edhe pse Shqipëria ditët e fundit ka shënuar raste minimale, duket se për autoritet greke kjo nuk do të thotë asgjë dhe kanë shtyrë sërish hapjen e kësaj pike kufitare.
Njoftimi i Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë. Stacioni i Policisë Kufitare Kapshticë:
Autoritetet e Policisë Greke, në vijim të masave të marra nga qeveria greke mbi përballimin e situatës së krijuar për shkak të pandemisë COVID-19, kanë njoftuar palën shqiptare për shtyrjen e afatit të bllokimit të Pikës së Kalimit Kufitar Kapshticë, deri në datën 14.05.2021.
Deri në këtë datë, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi, vijon të jetë e mbyllur. Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, për të gjithë shtetasit dhe kategoritë e mjeteve. Duke ju falënderuar për mirëkuptimin.
