Pas Bushatit nga studio e Eni Vasilit ikën dhe kreu i Nismës Thurje: Bëjeni vetë emisionin pra (VIDEO)

Endri Shabani i “Nismës Thurje” është ngritur dhe ka braktisur studion e emisionit “Open”. Teksa fliste për programin e tij elektroral për zgjedhjet e 25 prillit, moderatorja Eni Vasili i preu fjalën pasi Shabani po akuzonte edhe mediat, për humbjen e partive të reja.

Jemi në një situatë ku partitë të cilat kanë edhe para nga grupet kriminale kanë marrë 140 mln lekë nga taksat tona për të bërë fushatë, për të cilën e bëjnë për 4 vjet. Ne që kishim nevojë ekstreme për të na njohur elektoratin kemi marrë 0 lekë tha me tej Shababi

Vasili i tha se nuk do ia bënte ai programin emisionit të saj dhe në këtë moment, Shabani hoqi mikrofonin dhe u largua nga studioja.

Pjesë nga biseda:

Eni Vasili: Po pse ti do ma bësh programin e emisionit mua?

Endri Shabani: Po mirë bëjeni vetë emisionin pra.

Eni Vasili: Po mirë, si të dëshirosh.

Endri Shabani heq mikrofonin dhe largohet.

Besart Kadia: Po largohet dhe Shabani.

Eni Vasili: Është i lirë, të bëjë ç’të dojë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.