Shqiprim Taipi pas takimit: Memelli është “sekreti” jonë, e ardhmja…

Janë mbyllur edhe dy ndeshjet e orës 19:00 të vlefshme për javën e 32-të të Kategorisë Superiore. Teuta ka fituar lehtësisht ndaj Bylisit në “Niko Dovana“ dhe rrëmbejnë përsëri kreun e renditjes. Skuadra e Martinit gjeti 4 herë rrugën e rrjetës, si rrallë herë në këtë sezon. Ndërsa në krahun tjetër Skënderbeu vazhdon të surprizojë nën drejtimin e Migen Memellit. Bardhekuqtë kanë ndalur në barazim 1-1 Partizanin dhe shkojnë vetëm një pikë larg Kastriotit për të siguruar mbijetesën sezonin e ardhshëm. Në përfundim të takimeve protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Gol pas goli” në “Supersport”.

Shqiprim Taipi,në fjalën e tij thekson ,se ai që motivon ekipin është pikërisht trajneri Migen Memelli.


Shqiprim Taipi(Mesfushor ,Skënderbeu)

Shqiprim Taipi:“Skënderbeut nuk i duhet vetëm një ndeshje e mirë, por na duhet të grumbullojmë pikë. Kisha dhe unë një ndjenjë të keqe, pasi nuk ishim në pozita të mira. E ardhmja? Le të shohim. Mund të them se Zguro në stërvitje nuk është shumë tip nevrik. Mund të them se profesori na motivon shumë. Edhe ne që kemi kohë këtu, i motivojmë. Skënderbeu ka bërë histori këtu.

Mund të them se në fillim ka qënë e vështirë dhe Memelli na ka motivuar. Djemtë kanë besim se do shpëtojmë nga Play Off”- tha ai.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.