“Masakra elektorale”/ PD mbledh Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të dielën

Partia Demokratike do të mbledhë Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar të saj me datë 16 maj në orën 17:00.Sekretari i Përgjithshëm, Gazmend Bardhi sqaron se mbledhja e Kryesisë së Partisë ka si rend dite: “Diskutime dhe vendimmarrje sipas Statutit për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit”.

Më pas, lajmërohet se në orën 19:00, me të njëjtin rend dite, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar.

Njoftimi i plotë: 

Të nderuar anëtarë të Kryesisë!

Ditën e dielë, datë 16 Maj 2021, ora 17:00, do të zhvillohet mbledhje e Kryesisë së Partisë, me rend ditë: “Diskutime dhe vendimmarrje sipas Statutit për proceset politike pas situatës së krijuar me masakrën elektorale të zgjedhjeve të 25 Prillit”.

Më pas, në orën 19:00, me të njëjtin rend dite, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar.

Mbledhjet do të zhvillohet në selinë e Partisë, në sallën e Grupit Parlamentar, Kati i II.

Ju lutem merrni masat për pjesëmarrjen tuaj!

Me respekt,
Sektetari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.