Aktori i madh i Teatrit
Koço Qendro,feston sot 94 vjetorin e lindjes

Aktori i dashur për publikun Koço Qendro feston sot 94 vjetorin e lindjes.Aktori i madh Korçar ka lindur më 15 Maj të vitit 1927.Qendro ka tërhequr vëmendjen jo vetëm për staturën e tij tipike, duke krijuar një empati absolute në skenë me personazhin e njohur të kopracisë, atë të Harpagonit. Me trupin e lehtë e të brishtë, aktori ka mundur të thotë fjalë për fjalë, atë që në estetikë krijon postulatin: personazhi jam unë!


Koço Qendro

Koço Qendro fal fuqisë së tij aktoriale, energjisë së brendshme, mimikës ekspresive, u ka rezistuar deri në moshën 94-vjeçare si askush tjetër sfidave të skenës.Ish partizani i vogël 15-vjeçar, pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore shërbeu 11 vite si oficer, por ai e ndryshoi rrugën e jetës, duke iu përkushtuar aktrimit. I frymëzuar në rininë e tij nga themeluesit e teatrit “Çajupi” të Korçës, Koço Qendro arriti që moshën 91-vjeçare t’i rikthehet fuqishëm publikut me një nga shëmbëlltyrat më të suksesshme të Harpagonit në Shqipëri, personazhit të njohur në gjithë botën nga komedia “Kopraci” e Molierit. Për këtë u shpall edhe aktori i vitit 2018 nga Akademia Kult, ndërsa “Kopraci” vijon të shfaqet ende me shumë sukses në skenë. Harpagoni i Koço Qendros do të mbetet në galerinë e roleve më brilante të teatrit shqiptar, duke qëndruar krahas atij të Zef Jubanit e Robert Ndrenikës

Koço Qendro

Nën regjinë e Orgockës, komedia merr një nga temat më të goditura siç është kopracia duke zbuluar këtë në natyrën njerëzore, çfarë transformohet tek ai pas parasë. Kopraci fajdexhi dhe jeta e tij nën ethen e parave, si pasojë e kësaj marrëdhënie të ndërlikuar, çon deri në humbjen e dashurisë së fëmijëve.

Qendro në karrierën e tij artistike numëron mbi 120 role.

Korça Blog I uron aktorit edhe 100 vite të tjera plot shëndet!

Për t’u bërë pjesë e grupit "KorcaBlog.com" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Na ndiqni: