U kap duke transportuar 9 emigrantë të paligjshëm, arrestohet 27-vjeçari

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë dhe Policinë Kufitare, në vijim të operacionit të koduar “Perimetri”, kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit M. Xh., 27 vjeç, banues në Korçë.


Shtetasi i mësipërm, u kap nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 3, Pogradec,

duke transportuar në drejtim të Tiranës, me mjetin tip “BMW”, 9 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.