Në Superiore janë mbyllur dy takimet e luftës së mbijetesës, teksa tre ndeshjet e tjera u nisën me 15 minuta vonese për shkakun e mungesës së ambulancës në përballjen mes Partizanit dhe Vllaznisë. Skënderbeu i Memellit ka mbijetuar zyrtarisht në Superiore pas fitores në shifrat 2-1 ndaj Kukësit. Korçarët kaluan në avantazh me Marën dhe Zhan Viktor, ndërsa perla e Ibrahimit nga distanca do të shërbente për statistikë. Kur ka mbetur edhe një ndeshje nga fundi, Skënderbeu ka 5 pikë më tepër se Kastrioti i vendit të “Play-Out”.

Emërimi i Migen Memellit në stol, ndryshoi edhe sezonin e korçarëve, të cilët në fazën e tretë dhe të katërt, ia dolën te ndryshojne gjithcka duke mare rezultate pozitive, ndaj skuadrave rivale, por edhe atyre të vendit të parë.
Skenderbeu pret kështu i qetë finale e Kupës së Shqipërisë me Vllaznine që zhvillohet ne 30 Maj.
Kastrioti merr një pikë të artë, ndersa ballshiotët jane me nje kembe ne kategorine e pare .
Skënderbeu-Kukësi 2-1 Mara 8′, Zhan Viktor 36’/ Ibrahimi 68′
SKËNDERBEU: Rexhepi, Meksi, Dumfur, Vitija, Sadriu, Zguro, Zhan Viktor, Taipi, Vangjeli, Mara, Pusi.
KUKËSI: Xhika, Dragoshi, Bytyçi, Demiri, Kotobelli, Taipi, Limaj, Tsintsadze, Peposhi, Ibraimi, Eze.
KASTRIOTI-BYLIS 1-1
Golat: /Antoni 2′
KASTRIOTI: Hidi, Çela, Deliaj, Husein, Prodani, Shkalla, Mehmeti, Moraesh, Rezi, Bardhi, De Silva.
BYLIS: Qirko, Stojanoviç, Hadroj, Janku, Ntepe, Nebihu, Lorran, Qardaku, Kojiç, Carkanji, Antoni.
