Shkoi të takonte të dashurën, zhduket “pa gjurmë” 25-vjeçari në Tiranë

Një 25-vjeçar i quajtur Ilir Daka, me origjinë nga Dibra, prej tre ditësh rezulton i zhdukur në rrethana të paqarta. Rasti është denoncuar nga vëllai i tij, me profesion doktor. Vëllai i 25-vjeçarit bën me dije se ai është parë për herë të fundit tek sheshi “Wilson” në kryeqytet. Ai punonte në një Call Center si dhe bashkëjetonte me të dashurën e tij. Më datë 17 maj në orën 19:00 ai ka folur për herë të fundit me të dashurën e tij, me të cilën takohej çdo ditë për t’u kthyer së bashku në shtëpi. Por takimi nuk është bërë i mundur pasi telefoni i tij ka rezultuar i fikur. Më poshtë jepet mesazhi i mbërritur nga vëllai i 25-vjeçarit. Familjarët kanë bërë denoncim në Komisariatin Nr. 4 në kryeqytet por ende nuk kanë marrë asnjë lajm për të. Familjarët dyshojnë se ai mund të jetë marrë peng.


Tek sheshi willson më 17 Maj, pasi është larguar nga puna, rreth orës 19:00 na tha që do të takonte të dashurën. E dashura nuk di asgjë, se ka takuar atë ditë, e ka pritur deri në 22:00, por nuk ka mbërritur. Para disa ditësh ka patur një konflikt me disa persona për të cilin ne nuk i dimë shkaqe dhe rrethanat, pasi nuk na ka treguar. Ka punuar më parë përkthyes në Gjermani”, thotë vëllai i tij, Seli Daka.

Mësohet se 25-vjeçari bashkëjetonte me të dashurën dhe kjo e fundit e priste çdo ditë pranë sheshit ‘Willson’, ku Ilir punonte në një Call Center dhe më pas shkonin bashkë në shtëpi.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.