Berisha ‘non grata’ në SHBA,Soreca nga Korça: “Vendim i marrë nga SHBA, ne e respektojmë plotësisht”

Ambasadori i BE, Luigi Soreca ndodhet në Korçë në kuadër të Ditëve të Evropës.Në një deklaratë për shtyp Soreca është pyetur nga gazetarët në lidhje me shpalljen “non grata” të Sali Berishës dhe familjes së tij nga SHBA.Soreca tha se ky është një vendim që e mori SHBA dhe që nuk i përket atij ta komentojë.


“Nuk kam asnjë koment për të bërë. Është një vendim i SHBA, që ne e respektojmë, unë nuk kam koment” tha Soreca.

Ai ndër të tjera foli edhe për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, ku u shpreh se ky është momenti i duhur ,por ka ende shumë punë për të bërë.

Është një moment i rëndësishëm që tu tregojmë shqiptarëve që Europa është këtu. Ky turne me anë të të cilit dëshirojmë të bisedojmë me qytetarët e Shqipërisë për ta çuar para Shqipërinë drejt BE-së. Shqipëria ka bërë hapa shumë të rëndësishëm para sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, kjo nuk mjafton, por mjafton që të çelen negociatat, por ka ende shumë punë për të bërë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.