Berisha “non grata”nga SHBA/ kandidatja për kreun e PD Edit Harxhi:”Ditë e trishtë për demokracinë në Shqipëri”

Kandidatja për kreun e Partisë Demokratike, Edith Harxhi ka komentuar shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Amerika. Në fjalën e saj, në emisionin “Open”, Harxhi u shpreh se kur e kishte marrë vesh ishte trishtuar dhe shokuar nga lajmi.

Edith Harxhi :E trishtë. Ishte ditë e trishtë për demokracinë në Shqipëri. PD ka marrë një shkundje të fortë pasi Berisha. Nuk paragjykoj DASH por Berisha mbetet personalitet në PD dhe në demokraci. Natyrisht edhe unë jam sh okuar dhe trishtuar nga lajmi. Padia në Paris? Vlerësoj qëndrimin e Berishës për ta kthyer në një betejë individuale. Është akt interesant, përgëzoj këdo që arriti ta kthejë në një akt individual. A duhet të qëndrojë me në PD? Është zgjedhje e tij personale sepse është themelues i PD-së. Nuk ka çështje për PD-në sepse është krijesë euro-atlantike. Basha duhet që t’i kishte dalë më tepër në mbrojtje,”-tha Harxhi.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.