Këto pamje vijnë nga pika kufitare e Kapshticës.
Qindra qytetarë shqiptarë i janë drejtuar vendit fqinj Greqisë të martën për të punuar.Të gjithë personat duhet të kenë me vete rezultatin negative të tamponit, dhe një kontratë pune nga punëdhënësi grek.
Oraret e pritjes kanë shkuar nga 2 deri në 4 orë.
Jam nisur nga ora 03:00 e mëngjesit nga Elbasani,” thotë qytetari.
Në rradhë kemi 4 orë dhe kemi lënë 1 milion lekë me tampone , me rrugë. Ky është shteti i Edi Ramës, kemi 3 vjet që i japim votën dhe e la rininë rrugëve. S’kemi bukë të hamë, Kapshticën e hapi greku, kush e hapi e hapën këta që kemi 10 ditë që presim këtu. Bravo i qoftë, s’kemi asnjë të ardhur,” thotë një qytetar që pret në radhë./Iris Rezhda,Ora News/
