Një ngjarje e rëndë u shënua mbrëmjen e djeshme në fshatin Belishovë, në afërsi të qytetit të Ballshit. Një 16-vjeçar ndërroi jetë pas aksidentit tragjik me motor, ku po lëvizte bashkë me një shokun e tij. Ikja e tij e parakohshme ka tronnditur edhe shkollën ku 16-vjeçari ishte nxënës. Në një postim në rrjetin social “Facebook”, shkolla “Visokë” Fier ka shprehur ngushëllimet për dhimbjen që largimi i parakohshëm i nxënësit të tyre shkaktoi te shokët, shoqet dhe stafi i shkollës.

Ditën e sotme, për vdekjen e 16-vjeçarit ka folur edhe një banore e zonës. Mes lotësh ajo është shprehur se vdekja e Agimit ka tronditur gjithë fshatin. Sipas saj, i mituri e kishte parandjerë se diçka do i ndodhte dhe kishte kërkuar që të shkonte në një “vend të mirë”.
Gruaja rrëfen:
Unë jam kuzhiniere tek Gjanica. Ai dje pasdite ka ardhur tek shtëpia ime, më tha mua ‘nuk jam mirë, do vemi në një vend të mirë’. I thashë tek cili vend i mirë. Më tha ‘do vemi në Drenie se unë nuk jam mirë’. ‘Kam parë ëndërr’ tha. Unë i thashë nuk e di mirë se jetoj në Fier, megjithatë di një teqe këtej që e ka ngritur xhaxhi Agroni, megjithatë do pyesim i thashë. ‘Unë nuk jam mirë’ tha, ‘unë kur kam pasur babin në burg, kam vajtur në Drenovë kam ndezur një qiri dhe babi më doli për tre ditë’ (qan). Na ka prekur shumë si kolektiv, nuk harrojmë. Unë sot në mëngjes e kam marrë vesh. Ndeza një qiri për shpirtin e atij çunit, për shpirtin e atij 16-vjeçari se kam fëmijë vetë, ma ka lënë burri çunin 10 muajsh. Është vrarë shpejt burri im këtu, ka 30 vjet. Aksident në makinë. Ishte fati. Prandaj erdha. E kishte ndjerë situatën djali për atë Zot, o Zot se kemi mbajtur Ramazan, ç’bëri ai djalë. Ishte djalë i shkathët, nuk e prishte njëherë gojën, të gjithë e donin në kolektiv, në punë. Të gjithë e urdhëronim ne atë, e donim shumë. I thosha do të rrisim, do të martojmë, do të bëjmë dhëndër. E puthja nga zverku se nga korona. Na është dhimbsur shumë, po qan i gjithë fshati, gjithë kolektivi. Çunat e sportit nuk hëngrën bukë sot në mëngjes, të gjithë po qanin.
