FOTO/ Zhduket pa gjurmë 38 vjeçarja shqiptare, policia greke kërkon ndihmë për gjetjen

Një shqiptare është zhdukur në rrethana të mistershme në Athinë. Bëhet fjalë për Ermalda Arapin, e cila ka humbur kontaktet me familjarët e saj.Mediat greke raportojnë se 38-vjeçarja doli nga shtëpia në 18 maj dhe që prej asaj dite nuk ka asnjë informacion mbi fatin e saj. Policia greke është vënë në lëvizje për gjetjen e 38-vjeçares.


Tashmë të gjithë autoritetet janë në kërkim të fatit të saj.

Ermalda përshkruhet me ngjyrë kafe, e gjatë 1.73 cm dhe ka përmasa trupore normale.

Sipas një njoftimi që është bërë nga autoritetet, jeta e saj është në rrezik.

“Nëse dini diçka, kontaktoni shërbimin Silver Alert, 24 orë në ditë, në Linjën Kombëtare SOS 1065,” thuhet në njoftim.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.