Si do e mundësh Ramën kur je kaq i vogël? Shehaj: Në ndeshje fizike do e kisha të vështirë, në politikë e mund!

Kandidati për kryetar partie i PD-së, Agron Shehaj ka qenë i ftuar sot në “Zonë e Lirë” ku ka folur për këtë mision të radhës që ka ndërmarrë. Mirëpo duke e marrë të mirëqenë se mund të bëhet kryetar partie, ai është pyetur nga Çani i cili citoi qytetarët, se “si mund ta mundi Ramën kaq i vogël sa është”?”Po të ishte ndeshje fizike do e kisha të vështirë, në politikë e mund”, tha Shehaj.Gjithashtu ai pohoi zërat që dolën nga PD, se mes tij dhe kreut aktual Lulzim Basha ka pasur një ftohje para dhe pas 25 prillit 2021.

Megjithatë ai mohoi që në këtë periudhë t’i ketë lindur ambicia për të qenë kryetar i PD-së. Sipas Shehajt, ftohja ka ndodhur për disa arsye të ndryshme dhe nis që nga momenti që opozita dogji mandatet.Ndërkohë, Arian Çani komentoi duke thënë se edhe pse nuk e sheh si fajtor, Lulzim Basha duhet të jepte dorëheqjen. Sipas tij, kreu aktual i PD-së është një djalë që lufton, por në kushtet e sotme kushdo që të ishte duhet të ikte. Sipas Çanit, Basha mund të rikandidonte më vonë pas një periudhe kohe.


Çani: Ka disa njerëz në politikë, ata që e shohin politikën si spektakël dhe argëtohen, që nuk e shohin si diçka serioze, ata thotë ore Rama është 2 metra, si mund ta mundi një si Agron Shehaj që është i vogël, i imët, elegant, si i përgjigjesh këtyre zërave?

Shehaj: Po të ishte një ndeshje mundjeje do e kisha të vështirë, po në politikë nuk shoh asgjë të vështirë apo të pamundur. Besoj se mund ta mund, kam ide, vullnet dhe vizionin. Kam besueshmërinë dhe dëshirën për ta ndryshuar PD-në.

Çani: E kuptoj. E ke pasur këtë ambicie dhe si ka mundësi që nuk e kemi kuptuar?

Shehaj: S’kishe nga ta kuptoje se nuk e kam pasur ambicien deri para disa ditësh.

Çani: Është e vërtetë që mes teje dhe Bashës ka pasur një ftohje para, por dhe pas 25 prillit?

Shehaj: Po e vërtetë është.

Arian Çani: Ftohja ka ndodhur para zgjedhjeve por ti nuk mendove që kjo është…

Agron Shehaj: Mendoja që ftohja do ikte…

Arian Çani: Sepse do fitonit më 25 Prill?

Agron Shehaj: Tani ftohja ka patur të bëjë edhe me strategjinë elektorale.

Arian Çani: Le të kujtojmë publikun se ke qenë kundër djegies së mandateve dhe kundër ikjes nga zgjedhjet lokale.

Agron Shehaj: Po! Absolutisht. Mendoj që largimi nga parlamenti na ka prishur shumë punë. Nëse nuk do ishim larguar Edi Rama nuk do të ndryshonte sistemin zgjedhor.

Arian Çani: Nuk do ishte kjo situatë sot!

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.