Greqia “e bën rrugë”,shtyn sërish masat bllokuese/Kapshtica mbyllur deri me 7 qershor

Ambasada greke në Tiranë njoftoi se masat kufizuese për lëvizjen e qytetarëve shqiptarë në drejtim të Greqisë do të mbeten të pandryshuara deri më 7 qershor 2021.Aktualisht Greqia lejon lëvizjen nga Shqipëria vetëm për shtetasit e saj dhe ata me dokumente qendrimi, me tampon negativ, ndërkohë që qytetarët e tjerë nuk lejohen të udhëtojnë.

Postimi nga ambasada Greke:


Njoftim
Masat kufizuese që janë ndërkohë në fuqi për personat që udhëtojnë nga Shqipëria për në Greqi, mbeten në fuqi ashtu siç janë sot, deri në datën 7 qershor 2021
(Vendim Nr. Δ1α/Γ.Π.οικ. 33508 – ΦΕΚ Β’ Αρ. 2234/29.05.2021).

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.