Si ish zv.ministre e jashtme, Edith Harxhi ka deklaruar se informacionin se kryedemokratit Lulzim Basha nuk mund të shkojë në SHBA e ka marrë nga disa burime, mes tyre edhe ato diplomatike.Ajo është e bindur se 13 qershori do të shënojë një pikë kthesë për historinë e PD-së.
Edith Harxhi :“Burime të natyrave të ndryshme, duke përfshirë edhe burime diplomatike”
“Në datën 13 qershor do të jetë surpriza të këndshme”, tha Harxhi.

Nëse rezultati nuk është ai që prisni, çfarë do të ndodhë në PD?
–Këtë nuk e di, nëse PD do të vazhdojë në një spirale të tillë politike siç është edhe tani me kryetar i cili ka 4 humbje dhe 3 fitore si kryetar humbës. Por gjithsesi unë do të vazhdoj punën time brenda PD-së për ta rikthyer sërish në pushtet, në një kohë sa të mëparshme. Do të qëndroj brenda strukturave të partisë dhe do të vazhdoj me propozimet e mia, por besoj se kjo nuk do të ndodhi pasi në datën 13 qershor do të ketë surpriza shumë të këndshme.
