Një aksident ka ndodhur para pak minutash në Qafë-Plloçë.Një mjet është përplasur me trailerin, duke u goditur me pjesën anësore të tij. Pritet ardhja e policisë në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave. Nga aksidenti nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.Ndërkohë ka rradhë të gjatë makinash në pritje të hapjes së rrugës. Nga makinat që janë në pritje, për shkak të avarisë së krijuar nga aksidenti, janë ato të voglat, por edhe automjetet e tonazhit të rëndë.Policia po ndërhyn për të bërë të mundur eliminimin e trafikut si dhe zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.

