Vetem 15 minuta nga Starti i finales se Kupës/Ja si rreshtohen Skënderbeu – Vllaznia

Sot në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania” luhet finalja e Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Vllaznisë.Kjo finale përcakton verdiktin e fundit të këtij sezoni, ku korçarët kërkojnë që ta fitojnë për herë të dytë në histori të klubit, ndërsa shkodranët duan kupën e shtatë.


Memelli ka hedhur në lojë thuajse të gjithë emrat e zakonshëm të ndeshjeve të fundit, ku bie në sy pozicionimi i Marës përkrah Mensah, duke zënë vendin e Elvi Berishës i cili ishte ai që siguroi kualifikimin në finale, por mungon për shkak pezullimi.

Thomas Brdariç ka kthyer përsëri Haris Dilaver në majën e sulmit të Vllaznisë për ndeshjen vendimtare për fitoren e Kupës së Shqipërisë. Trajneri i ka besuar sulmuesit në këtë duel, duke lënë pas eksperimentet e kryera në kohët e fundit.Ndërkohë, në mbrojtje kthehet katërshja e zakonshme e prapavijës, me ndryshime të vogla në mesfushë ku mbetet përsëri jashtë një lojtar si Imeri.


Ndërkohë për të evituar gjithë historitë e polemikave, FSHF ka gjetur zgjidhjen për arbitrin. Gjyqtarët e FIFA-s, Jorgji, Hamiti dhe Xhaja do të jenë të pranishëm në këtë përballje dhe do të zgjidhen me short.

FORMACIONET ZYRTARE:

SKËNDERBEU (5-3-2): Bekim Rexhepi; Vangjel Zguro, Leard Sadriu, Leonat Vitija, Randi Dumfur, Jorgo Meksi; Zhan Viktor, Shqiprim Taipi, Kosta Vangjeli; Uerdi Mara, Alfred Mensah. Trajner: Migen Memelli.

VLLAZNIA (4-2-3-1): Bojan Zogovic; Erdenis Gurishta, Mevlan Adili, Eni Imami, Aleksandar Isaevski; Ardit Krymi, Fjoart Jonuzi; Herald Marku, Viktor Da Silva, Arsid Kruja; Haris Dilaver. Trajner: Tomas Brdariç

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.