“Video epike”/Aktorja imiton gjyqtaren dhe befason me ‘ngjashmërinë’

Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani, u vu në qendër të mediave për shkak të videove të postuar në “TikTok”, teksa i kishte kthyer zyrat dhe korridoret në sfilatë paradë mode, ndoshta dhe ngaqë në rini e kishte fituar një konkurs si “miss”.Pjesën më të madhe të videove, Kapedani i kishte realizuar në ambientet e gjykatës, ku nxirrte në pah jetën e saj luksoze dhe veshjet e markave të shtrenjta si “Gucci” dhe “Prada”.


Mirëpo teksa videot po bëjnë “xhiro” në rrjetet sociale, nuk kishte sesi të mungonin edhe imitimet.Së fundmi aktorja e njohur e humorit Delinda Disha ka publikuar një vidieo në Instagram, ku shfaqet duke imituar kryetarja e Gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani.

Bisha u kthye” shkruan ajo në postimin e saj, teksa në sond dëgjohet kënga e Don Xhonit “Mafia”, e njëjtë si ajo e gjyqtares, si duket kjo skenë do të jepet në “Klanifornia”.Në postimin e aktores nuk mungojnë komentet e shumta.

https://twitter.com/korcablog/status/1400077011624812545?s=21

https://youtube.com/shorts/Mn2iJMu0zGU?feature=share