Kandidati për kryetar i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me demokrtët në qytetin e Beratit.
Shehaj është shprehur para tyre se PD duhet të zhvishet nga mentaliteti i humbësit, pasi nuk mund të lëvdohen vendimet e gabuara.
Ai u shpreh se nëse zgjidhet kryetar, vendimi i parë që do të marrë eshtë sndryshimi i statutit të PD-së, për të sanksionuar se kryetari që humb zgjedhjet duhet të largohet menjëherë pa asnjë të drejtë rikandidimi.
Agron Shehaj :“Partia Demokratike duhet të zhvishet nga mentaliteti i humbësit dhe nga lehtësia me të cilën e pranon humbjen si të ishte vlerë. Ne nuk mund t’i lëvdojmë vendimet e gabuara e të themi “e provuam po nuk na eci” dhe pastaj të vazhdojmë njësoj.
Nëse zgjidhem kryetar, vendimi i parë që do ndërmarrë PD do të jetë ndryshimi i Statutit për të sanksionuar se kryetari që humb zgjedhjet largohet menjëherë, pa të drejtë rikandidimi, pa asnjë lloj justifikimi. Ky është standardi demokratik dhe evropian. Ngjitja pas karriges me çdo kusht është standard autokratik”, shkruan Shehaj.

