Rama: “Shqipëria, një nga dy vendet me më pak raste me Covid në Evropë”

Duke iu referuar disa të dhënave për rastet e reja të infektimeve nga Covid në dy javët e fundit, kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria është një nga dy vendet më pak të prekura.

Kreu i qeverisë shkruan në Facebook se në dy javët e fundit Shqipëria dhe Islanda janë vendet më pak të prekura në Evropë.

“Në matjen globale të dy javëve të fundit për uljen e rasteve të infektimeve, Shqipëria dhe Islanda, figurojnë si dy vendet me më pak raste infektimesh në kontinentin tonë.”


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.