Nxënësi korçar shpallet fitues i Olimpiadës së Fizikës/Ja dedikimi emocionues i Gjimnazit “Raqi Qirinxhi”

Një nxënës korçar shpallet fitues I Olimpiadës së Fizikës në rang vendi. Ai është Emiljano Lako, që ka marrë përgëzime të shumta për këtë sukses, mes të tjerave edhe nga shkolla e tij ‘Raqi Qirinxhi’ që I bën dedikimin e një nxënësi model.


‘Emiljano Lako klasa 11, fiton vendin e parë në Olimpiadën e Fizikës në rang republike.

Me gëzim e krenari e përgëzojmë e falenderojmë jo vetëm si talent, por dhe si nxënësi me karakter të admirueshëm. Eshtë modeli i punës, i thjeshtësisë, e frymëzimit edhe për mësuesit.

I urojmë suksese në realizimin e ëndrrave të tij duke bërë krenar veten, familjen, mësuesit e shkollën që ka zgjedhur. Shpresojmë që ky çmim të vlerësohet e të jetë motivues në zgjedhjet e tij për të ardhmen’ shkruhet në faqen zyrtare të shkollës së mesme ‘Raqi Qirinxhi’.

Fitues I Olimpiadës së Fizikës në rang vendi. Ai është Emiljano Lako

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.