Zbehet Franca ndaj Hungarisë, nuk arrin më shumë se një barazim

Kombëtarja e Francës nuk ka arritur më shumë se një barazim 1-1 ndaj Hungarisë në ndeshjen e dytë të Grupit F në kuadër të Euro 2020. Hungaria ka bërë një surprizë pasi ka barazuar 1-1 me Francën, favorite jo vetëm për fitoren në këtë sfidë, por edhe për të gjithë turneun. Ekipi i Deshamp është ndalur vetëm pak ditë pasi kishte dhënë një provë force ndaj Gjermanisë e duke bërë që grupi të mbetet i hapur për çdo lloj rezultati.Francezët dominuan lojën, me një qarkullim të gjatë topi në sfidën e Budapestit, por gabuan para portës së vendasve të cilët rezistuan mjaft mirë.


Në anën tjetër, Hungaria në rastin e vetëm në këtë pjesë arriti të shënojë me anë të Attila Fiola (45+) për 1-0 dhe me këtë rezultat ekipet shkuan në pushim.

https://twitter.com/copaame29690596/status/1406260439806353408?s=21

Pas këtij barazimi, Franca e sheh veten në vendin e parë me katër pikë, ndërsa Hungaria mbetet e treta me një pikë.Në ndeshjen e fundit të grupit, Franca do të luajë ndaj Portugalisë, ndërsa Hungaria kundër Gjermanisë.

Hungari-Francë 1-1
45’+2′ Fiola / 66′ Grizman

Formacionet zyrtare:

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.