Në Siçili temperatura rekord/ Vala e nxehtë godet Italinë

Një valë e madhe nxehtë po godet Italinë këto ditë.Sipas parashikimeve, temperatura mund të arrijë 45 gradë në Jug deri të Shtunën, ndërsa sot, në Siçili dhe zonën më të gjerë të Bari, termometri ka arritur 40 gradë. Në Romë temperatura nuk i kaloi 35 gradë.Në Bolonjë dhe Catania, Siçili, Mbrojtja Civile kërkoi që urgjencat e spitalit të ishin në gatishmëri dhe u kërkoi të moshuarve dhe atyre që vuanin nga sëmundje kronike të shmangnin largimin nga shtëpia gjatë orëve më të nxehta të ditës.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.