Një lajm i trishtë është bërë me dije nga Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë. Mësohet se infermierja në QSUT Adjola Sula ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshë fare të re. Kolegët, e cilësojnë Sulën si një njeri të dashur dhe të dhembshur me pacientët. Ajo ishte nënë e dy fëmijëve.
Postimi i Shoqatës së Infermierëve të Shqipërisë:
“Humbje e madhe për te gjithë koleget largimi ne moshe kaq te re te Adjola Sules Infermieres se Urgjencës se Sëmundjeve te Brendshme ne QSUT. E dashur me te gjithë koleget dhe e dhembshur me te gjithe pacientet qe u shërbente. Nene e dy fëmijëve dhe grua shembullore. Duket sikur jeta është e padrejte kur merr njerëzit dhe koleget me te mire. Ngushëllime te përzemërta familjes, kolegeve dhe dy vajzave te saj te vogla. Nuk gjejmë dot fjale për te thëne çfarë na ke shkaktuar te gjithëve ne qe patëm fatin te te njihnim. Shpirti yt u preftë ne paqe. Shoqata e Infermiereve te Shqipërisë”, thuhet në reagimin e shoqatës.

