“Shkërmoqet” Gjermania, Kane vulos kualifikimin e Anglisë (VIDEO)

Gjermania i jep fund aventurës në “Euro 2020”. Anglia ka bërë mrekullinë në “Wembley”, duke marrë një fitore 2-0, në një duel që do të sillte shumë emocione. “Pancerat” ishim më dominues në minuat e para duke vendosur në vështirësi ekipin e Southgate. Me kalimin e minutave “Tre Luanët” marrin kontrollin e lojës duke qenë më dominues në aksionet sulmuese. Southgate ndërhyn duke aktivizuar Grealish në vend të Saka. Pikërisht ky zëvendësim do të merrte menjëherë edhe menjëherë shpërblimin në fushë.

Në minutën e 75-të, Anglia gjeti avantazhin me Sterling që nuk fal brenda zonës pas një pasimi shumë të bukur nga Shaw në krahun e majtë. 6 minuta më pas Gjermania kundërpërgjigjet me Thomas Muller, i cili vendoset përballë portierit Pickford, por goditja e tij do të përfundonte ngjitur me shtyllën e portës. Anglia do të shfrytëzonte më së miri hapësirat e lëna nga Gjermanët për të dyfishuar avantazhin 5 minuta nga fundi. Grealish, lojtari që ndryshoi ndeshjen, dha një asist për Harry Kane, i cili më në fund gjeti golin e parë në “Euro 2020”

Anglisë iu desh të priste vite për të marrë hak kundër Gjermanisë në një Kampionat Europian. Një çerek shekulli më parë Gjermania eliminonte anglezët në Europian dhe shkonte pastaj të fitonte turneun. Sot, Anglia ka kryer pjesën e parë të hakmarrjes, duke nxjerr ekipin e Joakim Lëv nga Europiani për të prerë biletën drejt çerekfinaleve të këtij aktiviteti.

FT: ANGLI-GJERMANI 2-0

Stërling 75′ , Kejn 85′

https://twitter.com/korcablog/status/1409936078350557184?s=21

https://twitter.com/korcablog/status/1409935431643303941?s=21

Anglia: Pikford, Uoker, Meguajër, Stouns, Tripier, Filips, Rajs, Shou, Saka, Sterling, Kejn.
Trajner: G. Sauthgejt

Gjermania: Nojer, Rudiger, Humels, Ginter, Gosens, Kros, Goretzka, Kimish, Havertz, Myler, Verner.
Trajner: J. Lëv

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.