Përmbyset Kamionçina në Librazhd, lëndohet shoferi

Një aksident është regjistruar sot në aksin Librazhd-Prrenjas, ku një kamionçinë ka dalë nga rruga. Ngjarja ndodhi në afërsi të fshatit Xhyrë rreth orës 21:50. Automjeti me targë AA598 DT pas daljes nga rruga është përmbysur në asfalt, duke shkaktuar bllokimin e përkohshëm të qarkullimit të automjeteve. Nga përplasja, i plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po vijon punën për menaxhimin e trafikut, si dhe po heton rreth aksidentit.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.