Vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në Vithkuq të Korçës/ Shtohen forcat zjarrfikëse…

Prej më shumë se 24 orësh flakët vijojnë të jenë prezente në Vithkuq, Korçë, në zonën e njohur si maja e “Jankës”. Për shkak të situatës të rënduar janë shtuar forcat për fikjen e zjarrit, ku në zonë përveç banorëve të Vithkuqit dhe zjarrfikëses kanë shkuar dhe puntorët e shërbimit të njësisë administrative të Mollajt dhe Drenovës. Ata po përpiqen të ndërhyjnë me mjete rrethanore për izolimin e vatrave aktive, pasi nuk ka rrugë për mjetet zjarrfikëse.Zjarri nisi para 4 ditësh, ndërsa edhe pse u arrit të shuhej, u riaktivizua sërish, duke shkrumbuar bimësinë e kësaj zone si pishë e shkurre.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.