E rëndë në Durrës/ 29-vjeçarja vdes papritur, 5 ditë pasi solli në jetë fëmijën e saj

Lajm tronditës nga qyteti i Durrësit. Një 29-vjeçare ka ndërruar jetë dje paradite, ndërsa ishte duke pirë ujë, 5 ditë pasi ka sjellë në jetë foshnjen e saj, raporton gazetarja Klodjana Haxhiaj. Familjarët e Ardita Muçës kanë bërë denoncim në Polici dhe drejtojnë gishtin nga mjekët. Ata pretendojnë se ata nuk kanë treguar kujdes ndaj vajzës së tyre gjatë procesit të lindjes, ndërsa presin rezultatet e mjekësisë ligjore.

Ndihmën e parë ja dha bashkëshorti, i cili e solli në jetë. Ambulanca mbërriti vonë dhe pa pajisjet e duhura. Ekipi që erdhi në banesë bëri procedurën, por kërkuam që të vijë një mjek, pasi ata nuk ishin të përgatitur për paciente lehonë. Më vonë erdhi mjeku”, tregojnë të afërmit.


Më tej, ata sqarojnë se bombola e oksigjenit kishte mbaruar, ndërsa e reja në urgjencë kishte mbërritur me rrahje zemre, por mjekët ju kanë thënë se truri nuk funksionon pa oksigjen. “E keni sjellë vonë, na thanë mjekët”, tregojnë më tej të afërmit e të ndjerës, të cilët akuzojnë mjekët në lidhje me vdekjen e lehonës.

Policia e Durrësit njofton se një ditë më parë rreth orës 20:00, ka mbërritur pa shenja jete në spitalin rajonal Durrës shtetasja Ardita Hersi Muça 29 vjeçe, banuese në Shkallnur.E reja ka lindur fëmijën e dytë, djalë me datë 30 qershor në maternitetin e Durrësit dhe lindja është kryer me operacion.Trupi i viktimës ndodhet në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar.

Ardita Muça

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.