Tragjike/ Kreu operacion për të reduktuar djersitjen në sqetulla, humb jetën modelja

Një modele e njohur në rrjetin Instagram ka humbur jetën pas një procedure të dështuar mjekësore për të reduktuar djersitjen e vazhdueshme në sqetulla.23 vjeçarja Odalis Santos Mena, e cila postonte rregullisht përmbajtje online, raportohet se kreu operacionin në një klinkë të paliçencuar, para se të humbiste jetën të mërkurën e 7 korrikut.

Sipas raportimeve në Meksikë, vajza kishte shkuar në klinikën SkinPiel në Guadalajara pasi ishte kontaktuar për të kryer procedurën “inovative” MiraDry për reduktimin e djersitjes në sqetulla.

Sipas raportimeve trajtimi funksionon duke hequr gjendrat e djersës me anë të nxehtësisë, dhe gjithashtu premton reduktim të erës trupore dhe qimeve të sqetullës. Odalis, e cila kishte 146 000 ndjekës në rrjet kishte promovuar trajtimin dhe në faqen e saj, duke siguruar se ishte i thjeshtë dhe i sigurtë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.