Trafiku gjatë sezonit veror, hapet Bypass-i Vlorës/Balluku:”Përshkohet për 20 minuta”

Në mes të sezonit veror, me qëllim lehtësimin e trafikut të pushuesve që zgjedhin jugun e vendit për të pushuar, është hapur ditën e sotme bypass-i i Vlorës. Të parët që “shkelën” këtë segment duke parë nga afër cilësinë e punimeve ishin kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku.Balluku theksoi se hapja është e përkohshme pasi punimet vazhdojnë ende në disa akse të saj, ndërsa sqaroi se i gjithë Bypass-i përshkohet për 20 minuta me shpejtësi normale.


Në inagurimin e këtij investimi që do të lehtësojë trafikun në jugun e Shqipërisë, kryeministri Edi Rama e cilësoi si një prej veprave më spektakolare të infrastrukturës sonë kombëtare.

”Edi Rama :Do të nxisë zhvillimin e një tjetër zone plot potenciale dhe sigurisht do t’u ofrojë udhëtarëve pamje nga më të bukurat drejt bregdetit të jugut, tanimë është në prag të përfundimit, por e hapur për lëvizjen e pushuesve”.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.