Babë e bir, Xhemal Çobaj dhe Qamil Çobaj Jane arrestuar nga policia pasi gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjetën dhe sekuestruan 3.2 kg kanabis dhe fidanë narkotikë të mbjellë në kuti felizoli. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.
“Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve. Operacioni policor i koduar “Kalldrëmi”, i zhvilluar nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, Komisariati i Policisë Fier dhe Forca e Posacme “Shqiponja”.
Sekuestrohen 3.2 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe fidanë narkotikë. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
