Pala greke redukton sportelet /Krijohen radhë kilometrike në Kapshticë …

Radhë kilometrike janë formuar në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.Pamje nga toka neutrale, ku dhe janë krijuar radhët e gjata të pritjes. Avaria është krijuar për shkak se pala greke është duke punuar vetëm me një sportel. Qytetarët thonë se kanë më shumë se një orë duke qëndruar në pritje, e aktualisht, situata vijon të mbetet e njëjtë. Ndërkohë, duhet theksuar se pala shqiptare po vijon punën me ritme të shpejta, me 3 sportele në dalje dhe 2 në hyrje. Autoritetet e kufirit i kanë kërkuar palës greke të shtojë sportelet dhe personelin per të evituar orët e pritjes dhe për të pershpejtuar procedurat e kalimit në territorin grek.


Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.