Gati projekti për rikualifikimin e qendrës së kontrollit teknik të mjeteve në Korçë

Qendra e kontrollit teknik në Korçë do t’i nënshtrohet rikualifikimit të plotë, investim ky nga fondet e DPSHTRR, me qëllim ofrimin e një shërbimi më cilësor për qytetarët. DPSHTRR bëri të ditur se është gati projekti i detajuar dhe fondi për ndërhyrjen e plotë rikualifikuese, për një transformim rrënjësor.

Postimi DPSHTRR:

Gati projekti dhe fondi për ndërhyrjen e plotë rikualifikuese të Qendrës së Kontrollit Teknik (kolaudimi) edhe në DRSHTRR Korçë, për një transformim rrënjësor të këtij shërbimi, krahas investimeve në sisteme e pajisje, drejt një standardi bashkëkohor, kushte funksionale e cilësore”, bën të ditur DPSHTRR. Sipas DPSHTRR-së, punimet do të kryhen pa e ndërprerë shërbimin që ka rinisur në qershor.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.