Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu solli sot në vëmendje rastin e dr. Aida Agastra, mjeke neurologe, e cila është një prej mjekeve specialiste, që i është bashkuar ekipit të Spitalit Rajonal të Korçës. Manastirliu bëri të ditur se 78 mjekë të rinj specialistë janë punësuar gjatë këtij viti pranë spitaleve universitare, rajonale e bashkiake.“
“Punësimi i mjekëve specialistë ka rikthyer e forcuar shërbimin për specialitete të munguara më parë, duke garantuar kujdes shëndetësor cilësor, afër vendbanimit”, tha Manastirliu.

