Prefekti i Korçës, Spirollari “Nuk ka dëme në zonat e mbrojtura, gjithçka është nën kontroll”

Në Korçë dëmet nga zjarret janë minimale dhe përveç një vatre në zonën e Kolonjës nuk ka asnjë vatër aktive në të gjithë qarkun. Prefekti i Qarkut, Dhori Spirollari, në një lidhje telefonike për Report Tv ka vënë në dukje se në zonat e mbrojtura në të gjithë qarkun nuk ka asnjë dëm. I pyetur për zjarrvëniet e qëllimshme, Spirollari është shprehur se një person është në kërkim për një zjarr në afërsi të Vithkuqit.

Spirollari :”Aktualisht ka vetëm një vatër aktive, në afërsi të zonën së Mbreshtanit të Leskovikut, Zjarrfikësit janë atje, së bashku me punonjësit e Zonave të Mbrojtura. Në Qarkun e Korçës çdo gjë është në kontroll. Nga Zonat e Mbrojtura nuk kemi dëme. Ka pasur vetëm një vatër në zonën e Mokrës por me shumë sakrificë është bërë e mundur”izolimi.

“Të gjithë dëshirojmë kapacitetet të jenë maksimale por me kapacitet që kemi, kemi arritur që të përballojmë situatën. Qarku i Korçës është shumë i përhapur , zjarret bien edhe në zona të thella dhe duhet të mendojmë edhe për kalimin e automjeteve. Kemi menduar edhe në këtë drejtim, me projekte që tashmë janë në tavolinë”, ka thënë ai.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.