Mbi 6 mijë euro rroga/ Kjo kompani britanike kërkon 1000 shoferë taksie…

Kompania e madhe e taksive në Londër “Addison Lee” dëshiron të punësojë 1000 shoferë, pasi kërkesa është rritur 40% nga gushti në shtator. Kjo është strategji e kompanisë për të tërhequr sa më shumë punonjës, në një kohë të shpejt. Megjithatë kompania thekson se rroga prej 6 mijë eurosh do jetë vetëm për katër javët e para.


Paga e garantuar është e vlefshme vetëm për muajin e parë dhe kërkon që shoferët të bëjnë të paktën 140 rrugë”, tha kompania.

Brexit ka krijuar boshllëqe serioze në tregun e punës në Britaninë e Madhe. Veçanërisht sektori i transportit ka marrë goditje të mëdha. Mungesa e shoferëve të kamionëve ka çuar në një rritje të mprehtë në çmimet e karburantit .

Siç transmeton Bloomberg, Addison Lee do të punësojë 1.000 shoferët , pasi kërkesa për udhëtime është rritur me 40% nga gusht-shtator. Kompania pret që kërkesa të vazhdojë të rritet deri në Krishtlindje.