Nga vjedhja e Kishës në vjedhjen e kabujve elektrikë…/Arrestohen dy të rrinj në Korçë(Detaje)

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve F. S., 38 vjeç dhe V. B., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në lagjen nr. 10, Korçë, kanë vjedhur derën e përbashkët të një hyrjeje pallati. Nga veprimet e mëtejshme hetimore të kryera rezulton se shtetasi V. B., është autori i dyshuar edhe i tre vjedhjeve të tjera konkretisht:


Më datë 02.09.2021, në bashkëpunim me një person tjetër, ka vjedhur 6.000 lekë, tek arka e hedhjes së kontributeve në Kishën “Ringjallja e Krishtit”, Korçë.

Më datë 07.10.2021, në lagjen nr. 17, Korçë, ka vjedhur sende metalike dhe kabuj elektrikë.

Më datë 13.10.2021, në lagjen nr. 3, Korçë, në bashkëpunim me shtetasin E. Z.(i arrestuar më parë) ka vjedhur një objekt antik prej bakri me vlerë 30.000 lekë, në banesën e shtetases M. A.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.