Lufta kundër Covid/Mbërrijnë 117,000 doza të vaksinës Pfizer në Shqipëri

Kanë mbërritur në vendin tonë 117,000 doza të vaksinës Pfizer, si pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Ministrja thotë se në total në vendin tonë kanë mbërritur 2,496,960 vaksina anti-COVID. Manastirliu iu bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen për të ruajtur veten dhe të afërmit e tyre.