Foltorja është tërmet”/ Spaho: “Basha ka lënë në mes të rrugës çdo kauzë,duke thyer besimin e qytetarëve…!”

Deputeti i Qarkut Korçë i Partisë Demokratike Edmond Spaho ka deklaruar se “Foltorja” e ish kryeministrit Sali Berisha është e vetmja shpresë për të nxjerrë nga kriza partinë. Në një intervistë për MCN, Spaho ka pasur rezerva ndaj kreut të PD Lulzim Basha, ndaj të cilit shprehet se ka lënë në mes të rrugës çdo kauzë që ka nisur, qytetarët e zhveshur politikisht dhe me besim të cënuar. Sipas tij, Foltorja nuk po mbahet për interesat personale të Berishës, por për të reformuar partinë.Dëputeti shprehu bindjen se Kuvendi do të mbahet së shpejti, dhe duke iu referuar statutit ai thekson se Lulzim Basha nuk ka asnjë forcë për ta ndaluar.

Spaho tha:


Lëvizja që ka ndërmarrë Berisha për foltoren e kam konsideruar si tërmet por gjendja në të cilën ndodhet sot Partia Demokratike është katastrofike dhe ka ardhur për një periudhë të gjatë kohore sidomos pas 2017 dhe pas djegies së mandateve ku kam konstatuar se vendimet merren në mënyrë të njëanshme pa u konsultuar.

Kuvendi do mbahet sa kohë që një shumicë ka një vullnet do mbahet. Ende nuk ka një datë por duhet të keni parasysh se në statut thuhet se kuvendi është organi më i lartë nuk është as kryetari as ndonjë tjetër dhe Basha nuk mund ta ndalojë atë”, tha Spaho.