Pasi pinë kokainë deri në 2 të mëngjesit/ ‘Çmëndet Shqiptari’ godet me thikë 62 herë rumunin në Angli…

Një rumun është goditur me thikë rreth 62 herë në publik, përpara njerëzve të tmerruar, pasi ndau pije dhe kokainë me personin që e sulmoi, një 35 vjeçar shqiptar. Ngjarja ka ndodhur në një festë në Birmingham, Angli. Marian Savu, 43 vjeç, nga Rumania, baba i tre fëmijëve, u vra me thikë nga Erlin Hasa, 35 vjeç, një shtetas shqiptar, pas një feste që u zhvillua në një shtëpi në Birmingham, Angli. Ndërsa Savu vrapoi jashtë për t’i shmangur sulmit, Hasa e ndoqi atë duke mbajtur një thikë dhe filloi ta godiste vazhdimisht viktimën e tij.

Ditën e incidentit, Hasa dhe Savu po festonin me disa burra të tjerë në një apartament. Disa orë më vonë, rreth orës 02:00, dyshja raportohet se kanë ndarë kokainë me një burrë tjetër. Pak më vonë, ndërsa viktima ishte ulur dhe lexonte mesazhet e gruas së tij në telefon, Hasa nxori një thikë, i vuri krahun Savu-së në qafë si në mënyrë miqësore dhe dyshohet se ia futi tehun në trupin e viktimës nga një distancë e afërt. Savu u befasua plotësisht nga sulmi dhe nuk ishte në gjendje të mbrohej. Hasa më pas vazhdoi duke i futur vazhdimisht thikën në qafë dhe në trup viktimës. Burrat e tjerë që po festonin në banesë u larguan nga vendi i ngjarjes pasi panë se po ndodhte sulmi. Viktima thuhet se vdiq pasi u mbyt nga gjaku i tij pasi një nga plagët e tij fatale ishte një venë e qafës së prerë.