Ç’po ndodh në Shqipëri, 10 tërmete në 24 orët e fundit/ Vetëm mëngjesin e sotëm ishin 4 lëkundje

Lëkundje të forta sizmike janë ndjerë në vendin tonë rreth orës 08:10 minuta të mëngjesit të së premtes. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, tërmeti ishte me magnitudë 4.5 shkallës Rihter me thellësi 14 km. Ndërkohë që epiqendra ishte në lindje të Bulqizës. Sipas IGJEUM në zonën e Bulqizës vetëm gjatë paradites kanë ndodhur edhe 3 lëkundje të tjera, me magnitudë nga 3.3 në 3.6. Po ashtu kjo zonë e Shqipërisë sipas Institutit të Gjeoshkencave edhe ditën e Enjte më 28 Tetor ka patur 6 tërmete të tjera me magnitudë më të ulët, nga 2.1 në 2.8.

Sipas ekspertëve të sizmologjisë, Shqipëria është një ndër vendet më sizmoaktive në Europë. Ajo shtrihet në brezin e dytë të zjarrtë. Mes mikropllakës së Adrias dhe asaj Euroaziatike, shtytja e të cilave shkakton dhe lëkundjet sizmike. Vendi ynë ka tre breza sizmikë, ku ndodhin kryesisht edhe tërmet më të fuqishme. Brezi tërmetor Adriatiko-Jonik; Brezi Peshkopi-Korçë, me shtrirje veri-jug; si dhe brezi i tretë më problematikë është ai Lushnje-Elbasan-Dibër.