Humbi zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Jep dorëheqjen kryeministri Zaev

Pas humbjes së zgjedhjeve lokale në Maqedonine e Veriut, Zoran Zaev ka dhënë dorëheqjen nga posti i kryeministrit, por edhe i kryetarit të Lidhjes Socialiste Demokrate.Vendimin e tij, Zaev e bëri me dije në një konferencë për mediat. Ai u shpreh se ndihet krenar për anëtarësimin e vendit në NATO dhe rezultatet në proceset integruese të Bashkimit Evropian. Ai tha se, do të qëndroj derisa të krijohet një shumicë e re parlamentare. Po ashtu ai bëri të ditur se nuk do të ketë zgjedhje të reja parlamentare, raporton agjencia e lajmeve Ina.