Covid-19/ Greqia rregjistron rekord rastesh të reja

Janë shënuar 6700 raste të reja numri më i lartë i të infektuarve që prej fillimit të pandemisë. Autoritetet shëndetësore në Greqi bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 59 qytetarë.Aktualisht në intubim po trajtohen 434 persona, 370 prej tyre janë të pavaksinuar ose kanë marrë vetëm një dozë vaksine. Gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 321 pacientë të infektuar me COVID-19.Numri i përgjithshëm i viktimave që prej fillimit pandemisë në Greqi ka shkuar në 16 050 në total.