Përplasen dy makina në aksin Korçë- Bilisht, njëri nga mjetet del nga rruga

Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin rrugor Korçë – Bilisht. Dy mjete janë përplasur në afërsi të fshatit Plasë. Si pasojë e goditjes së fortë, njëri nga mjetet ka dalë nga rruga. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.