Aksident i rëndë në aksin Korçë-Pogradec/ Makina përplas dy vajzat me biçikletë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Pocestë. Mësohet se makina ka përplasur dy të mitura të cilat udhëtonin me biçikletë. Të plagosura kanë mbetur dy vajzat e moshës 9 dhe 14 vjeç. Ndërkohë nga spitali bluzat e bardha konfirmojnë se fëmijët janë jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në komisariat, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak
Më datë 09.11.2021, rreth orës 13:08, në fshatin Pocestë, Maliq, shtetasi G. Zh., duke drejtuar një mjet tip “Volksëagen”, ka përplasur dy të mitura, që po lëviznin me biçikletë në rrugë, të cilat u dërguan për mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.