Përgjaket mëngjesi/ “Benzi” del nga rruga dhe përplaset me plepin, vdes 23-vjeçari

Një aksident tragjik është shënuar mëngjesin e sotëm në Durrës. Një automjet tip Benz ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një plep. Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri 23-vjeçar, ndërsa drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje të rëndë.

“Me datë 10.11.2021, rreth orës 05:00, në aksin rrugorë Plepa-Romanat, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. K., 23 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një plep.Si pasojë e përplasjes drejtuesi i mjetit ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë dhe ka ndërruar jetë pasagjeri shtetasi G. H., 23 vjeç. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.